Publikohet raporti vlerësues i ndikimit të COVID-19 në ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet në nevojë

17 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë të ndajë me ju raportin “Vlerësimi i ndikimit të COVID-19 në ofrimin e shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet në nevojë”. Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Përmirësimi i Qasjes në Shërbimet e Shëndetit Mendor dhe Shërbimet Psikosociale (ShShMShPS) për Fëmijët dhe Familjet dhe Vlerësimi i Ekosistemit Digjital për Mësimin e Vazhdueshëm në Distancë” - financuar nga Bashkimi Evropian përmes UNICEF-it në Kosovë dhe zbatuar nga Instituti i Psikologjisë – UP.

Studimi eksploron, në mënyrë specifike, përvojat e punonjësve të shërbimeve sociale, të angazhuar në ofrimin e shërbimeve sociale gjatë pandemisë COVID-19 dhe identifikon nevojat për trajnim psikosocial brenda Qendrave për Punë Sociale (QPS) në Kosovë dhe të atyre që punojnë në organizata me bazë në komunitet.

Për më tepër, studimi vlerëson efektin e pandemisë COVID-19 te përfituesit e shërbimeve sociale, si fëmijët ashtu edhe familjet, në kontekstin e marrjes së shërbimeve sociale dhe identifikimit të vështirësive të përditshme gjatë pandemisë COVID-19.

ALB

ENG

SRB