Instituti i Psikologjisë është i lumtur të njoftojë se në bashkëpunim me Institutin për Hulumtim dhe Zhvillim të Arsimit (IHZHA) kemi nënshkruar një marrëveshje afatgjatë me Unicef Kosovo Programme ! Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të jetës së fëmijëve, adoleshentëve dhe familjeve të tyre në Kosovë.
Sipas kësaj marrëveshjeje, ne do të ofrojmë shërbime për gjenerimin e evidences mbi situatën e fëmijëve dhe adoleshentëve në Kosovë, duke përfshi kërkimet të thelluara dhe do të ofrojmë vlerësime për të informuar dhe përmirësuar programet e UNICEF-it në Kosovë. Puna jonë do të udhëhiqet nga standardet e larta të UNICEF-it për cilësinë dhe etikën, duke siguruar që çdo produkt i njohurive që krijojmë të kontribuojë në mënyrë domethënëse në dialogun e politikave, partneritetet dhe intervenimet me ndikim.
Së bashku, ne jemi të përkushtuar për të krijuar një të ardhme më të ndritshme për çdo fëmijë në Kosovë