Instituti i Psikologjisë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me RISE Institute, Washington DC. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është hulumtimi dhe përgatitja e një analize të situatës për Intervenimet e Hershme në Fëmijëri (INF) në Kosovë.
Instituti i Psikologjisë do të angazhohet në zhvillimin e hulumtimit mbi statusin e familjeve dhe fëmijëve me situata të rrezikuara, vonesa në zhvillim, si dhe organizatat dhe shërbimet INF në Kosovë për të përgatitur një analizë gjithëpërfshirëse.
Rezultatet dhe rekomandimet e nxjerra do shërbejnë për të ndërtuar politika më të mira për mbrojtjen dhe zhvillimin e fëmijëve.
Projekti mbështetet nga Zyra e Unicef në Kosovë.
Prezantimi zyrtar i raportit hulumtues: "Nga Siria në Shtëpi: Një analizë gjithëpërfshirëse e riatdhesimit, rivendosjes, riintegrimit, rehabilitimit, reziliencës dhe shëndetit mendor të qytetarëve të kthyer në Kosovë".