Raporti me Caritas

17 Nëntor 2023
SHARE

Universiteti i Prishtinës ka kënaqësinë të ndajë me ju raportin “Rishikim i sistemit të vlerësimit të nevojave për personat e riatdhesuar, refugjatët dhe azil-kërkuesit në Kosovë”. Ky raport është realizuar në kuadër të projektit “Trajnime Psiko-sociale dhe Përmirësimi i Sistemit të Vlerësimit për (Ri)Integrim Psiko-social dhe Profilizimin Ekonomik të Personave të Riatdhesuar” i implementuar nga Instituti i Psikologjisë - UP në bashkëpunim me Caritas Zvicër.
Hulumtimi aktual ofron një analizë të sistemit ekzistues të (ri) integrimit psikosocial dhe ekonomik për vlerësimin dhe profilizimin e emigrantëve në Kosovë. Ai propozon metoda të mundshme alternative të vlerësimit që do të përmirësonin sistemin aktual të vlerësimit.
 
Raporti përbëhet nga dy pjesë kryesore: analizën e funksionalitetit dhe qëndrueshmërisë së sistemit ekzistues të vlerësimit për (ri) integrimin psikosocial, ligjor dhe ekonomik; dhe një rast studimor që portretizon një proces të thelluar individual të vlerësimit psikosocial (përfshirë atë ligjor) dhe ekonomik të (ri)integrimit, për të mbështetur një qasje të integruar ndaj profilizimit dhe këshillimit.