Programi i Rehabilitimit dhe Reintegrimit - RRPK
Fondi për zhvillim Komunitar (CDF-së) dhe IP-së ka thelluar bashkëpunimin në kuadër të programit “rehabilitimi dhe ri-integrimi në Kosovë - RRPK”.
Programi RRPK implementohet nga Fondi për Zhvillim Komunitar - CDF dhe financohet nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF). Objektivi i përgjithshëm i programit është i) rehabilitimi dhe ri-integrimi i personave të kthyer nga zonat e konfliktit dhe familjeve të tyre, dhe ii) forcimi i kapaciteteve të ofruesve të shërbimeve brenda institucioneve të Kosovës dhe profesionistëve të tjerë, përmes programeve të trajnimit për të mbështetur në mënyrë efektive rehabilitimin e personave të kthyer dhe familjeve të tyre.
Në kuadër të programit RRPK CDF-ja, në bashkëpunim me Fakultetin Filozofik, konkretisht me Institutin e Psikologjisë, IP-në, kanë organizuar trajnimin për Trajnerë të Trajnerëve, me qëllim të ofrimit të trajnimit për përmirësimin e shëndetit mendor për të kthyerit – përfituesit e programit.
Trajnimi ka mbledhur profesionistë të fushave që ofrojnë shërbime dhe atyre i’u është ofruar trajnimi i përbërë nga katër module:
Moduli 1: Ideologjia, puna me të rikthyerit dhe familjet e tyre
Moduli 2: Qasja e informuar si përgjigje ndaj mentalitetit të ekstremistëve të dhunshëm.
Moduli 3: Matja e nivelit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm dhe adresimi i çrregullimeve më të zakonshme psikiatrike
Moduli 4: Monitorimi dhe Vlerësimi
Instituti i Psikologjisë do të finalizojë Manualin e Trajnerëve, që do shërbejë si udhëzuës për trajnerët në trajnimet në nivelin lokal.
Në kuadër të programit RRPK, Instituti i Psikologjisë do të zhvillojë një hulumtim nacional mbi:
1. Shqyrtimin e sfidave dhe lehtësuesve të riatdhesimit, zhvendosjes, riintegrimit, rehabilitimit dhe qëndrueshmërisë së anëtarëve të familjeve të kthyera të luftëtarëve të huaj nga Siria në Kosovë dhe shëndetit të tyre mendor
2. Rrezikun dhe faktorët mbrojtës të shëndetit mendor të anëtarëve të familjeve të kthyera të luftëtarëve të huaj në Kosovë