Mbështetja psikologjike në shkolla për fëmijët e riatdhesuar dhe të kthyer

Caritasi Zviceran në Kosovë në kuadër të projektit “Veprimi i Komunave për Riintegrim dhe Diasporë” - MARDI, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën për Hulumtime Psiko-Sociale, Institutin e Psikologjisë të Fakultetit Filozofik, dhe Shoqatën e Psikologëve Shkollorë të Kosovës për implementim e projektit: “Mbështetja psikologjike në shkolla për fëmijët e riatdhesuar dhe të kthyer”.

Ky bashkëpunim fokusohet në trajnimin e psikologëve shkollorë për të vlerësuar nevojat e fëmijëve të riatdhesuar e të ktheyr, dhe për të zhvilluar intervenime në raport me këto nevoja. Përmes këtij projekti, ne synojmë t'i adresojmë sfidat me të cilat ballafaqohet ky grup në mënyrë efektive dhe t'u ofrojmë mbështetje gjithëpërfshirëse të gjithë fëmijëve të përfshirë. Objektivat e projektit përfshijnë trajnimin për vlerësim, zhvillimin e intervenimeve parandaluese të shëndetit mendor, zhvillimin e shkathtësive të këshillimit dhe krijimin materialeve mbështetëse për punën me fëmijë, përfshirë udhëzuesin me materiale përkrahëse dhe aplikative për psikologë shkollorë, por që mund të përdoren edhe nga mësimdhënësit, si dhe udhëzuesin për këshillim individual me nxënës të riatdhesuar.

Ky projekt financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Qeveria Principatë e Lihtenshtajnit. Implementimi i projektit realizohet nga Caritasi Zviceran ( CACH) në Kosovë në bashkëpunim me partnerët implementues