Prezantimi zyrtar i raportit hulumtues
Prezantimi zyrtar i raportit hulumtues: "Nga Siria në Shtëpi: Një analizë gjithëpërfshirëse e riatdhesimit, rivendosjes, riintegrimit, rehabilitimit, reziliencës dhe shëndetit mendor të qytetarëve të kthyer në Kosovë".
Instituti i Psikologjisë së bashku me Fondin për Zhvillim Komunitar (CDF), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund – GCERF, kanë privilegjin të ndajnë suksesin e ngjarjes të fundit, prezantimin zyrtar të raportit "Nga Siria në Shtëpi: Një analizë gjithëpërfshirëse e riatdhesimit, rivendosjes, riintegrimit, rehabilitimit, reziliencës dhe shëndetit mendor të qytetarëve të kthyer në Kosovë".
Ngjarja mblodhi një audiencë të shquar, duke përfshirë përfaqësues të nivelit të lartë nga Republika e Kosovës, Dekanin e Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës, zyrtarë të ambasadave, donatorë të komunitetit ndërkombëtar, z. Gianluigi Lopes - Menaxher rajonal në GCERF, organizatat joqeveritare dhe ofruesit e shërbimeve që janë esencial në promovimin e qëndrueshmërisë dhe gjithëpërfshirjes në Kosovë.
Ky raport analizon kompleksitetet e rikthimit dhe rehabilitimit në Kosovë, duke nxjerrë në pah faktorët që kanë lehtësuar dhe sfiduar këtë process dhe hap rrugën përpara për riintegrimin e vazhdueshëm, rehabilitimin dhe qëndrueshmërinë e qytetarëve të kthyer.
Faleminderit të gjithëve që kontribuan për ta bërë këtë ngjarje të suksesshme, duke nxitur një dialog që do të kontribuojë për një Kosovë më reziliente dhe gjithëpërfshirëse.