Me 18 Dhjetor, është organizuar Konferenca “Familja dhe Trauma”.
Kjo Konferencë u organizua nga Qendra për Shërbime Humane dhe Zhvillim në bashkëpunim me Instituti i Psikologjisë , KOMS - Kosova's Organization of Medical Students , dhe Forumin ZFD.
Qëllimi i konferencës ishte prezantimi i hulumtimeve dhe punës së profesionistëve me fokus në traumën, çrregullimet psikologjike, dhe ndërlidhjen e marrëdhënieve familjare në kontestin kosovar.
Përmes dy paneleve të konferencës: "Efektet afatgjatë të luftës në shëndetin mendor" & "Familja dhe transferimi i traumës", u ofrua një pasqyrë e situatës në Kosovë dhe u elaboruan rekomandime dhe implikime praktike për adresimin dhe përmirësimin e kontekstit aktual.
Konferenca mblodhi një numër të lartë të profesionistëve shëndetësorë, psikologë, psikiatër, doktorë, dhe studentë.