Prospero

Instituti i Psikologjisë në Universiteti i Prishtinës sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Community Development Fund - CDF për zbatimin e Projektit Prospero. Kjo nismë, e dedikuar për të përmirësuar angazhimin dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve paraqet përpjekje të përbashkët të financuar nga Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

Instituti i Psikologjisë do angazhohet në dizajnimin e një program digjital i menduar për studentët e Universitetit, duke mbuluar drejtimet e psikologjisë, punës sociale, edukimit, sociologjisë, gazetarisë, ekonomisë dhe ligjit. Modulet e krijuara do të përqendrohen në kuptimin kulturor, parandalimin e terrorizmit, perspektivat ligjore mbi radikalizimin, faktorët ekonomikë në radikalizimin dhe qasjet e punës sociale ndaj deradikalizimit.

Programi i propozuar do të sigurojë një përzierje harmonike me kurrikulën ekzistuese universitare, duke pasuruar përvojën arsimore. Qëllimi ynë është t'i pajisim studentët me aftësi dhe njohuri thelbësore për të kontribuar në një komunitet tolerant dhe të mirëinformuar. Këto iniciativa do të promovojnë në mënyrë indirekte bashkëpunimin ndërdisiplinor, duke adresuar boshllëqet aktuale në kontekstin kosovar dhe duke avancuar dixhitalizimin e kurrikulave edukative.

Projekti Prospero falë njohurive dhe përkushtimit të të gjitha palëve të përfshira synon prospektet për një shoqëri më të qëndrueshme dhe më gjithpërfshirëse.