RFCBT

Intervenimi me terapinë njohëse dhe sjelljes (TNJS) në trajtimin e depresionit dhe matja e impaktit të trajtimit me gjurmues të syrit

Instituti i Psikologjisë në bashkëpunim me Klinikën e Psikiatrisë janë bashkuar për të punuar rreth projektit “Intervenimi me terapinë njohëse dhe sjelljes (TNJS) në trajtimin e depresionit dhe matja e impaktit të trajtimit me gjurmues të syrit”. Qëllimi i projektit është zhvillimi dhe vlerësimi i terapisë njohëse dhe të sjelljes të përqendruar në ruminacione (RFCBT) që synon të reduktojë simptomat depresive tek pacientët psikiatrikë dhe impaktit të këtij trajtimi me gjurmues të syrit.

Në këtë projekt hulumtues pacientët janë të ndarë në grupin e intervenimit dhe atë të kontrollit, në mënyrë që të bëhen krahasimet për të parë dallimet eventuale para dhe pas trajtimit. Të dy grupet testohen nga një paketë instrumentesh për matje të stresit, ankthit, depresionit, ruminacioneve dhe mbështetjes sociale, dhe përmes gjurmuesit të syrit. Me gjurmuesin e syrit përcjellen lëvizjet e syrit të pacientëve në fotografitë që ju shfaqen në ekran, ku janë të paraqitura fytyrat me katër emocionet kryesore: i/e gëzuar, i/e mërzitur, i/e zemëruar dhe neutral. Pacientët në grupin e intervenimit pas testimit trajtohen me qasjen e RFCBT, ndërkaq grupi i kontrolli marrin trajtimin e zakonshëm. Pas përfundimit të trajtimi me të njëjtën paketë të instrumenteve, të gjithë pacientët ritestohen.

Mbajtjen e seancave terapeutike të qasjes RFCBT realizohet nga specializantët e psikiatrisë, të cilët janë trajnuar dhe përgatitur paraprakisht. Në takimet javore mbahet supervizion për të kuptuar dhe adresuar vështirësitë dhe rrjedhshmërinë e seancave terapeutike.