Seminari mbi Shëndetin Mendor të të Rinjve në kuadër të Projektit EMEL

EMEL – Galeria

Javën e kaluar, më 16–19 Korrik 2025, Instituti i Psikologjisë mori pjesë në seminarin e mbajtur në Măguri Răcătău – Cluj Napoca, Rumani, së bashku me partnerët tanë Noi Orizonturi dhe TOKA, në kuadër të projektit Engaged Minds, Empowered Lives (EMEL), të financuar nga Bashkimi Evropian. Ky takim shërbeu si një moment kyç për të ndarë gjetjet nga hulumtimi mbi sfidat e shëndetit mendor tek fëmijët dhe të rinjtë në Kosovë dhe Rumani.

Gjatë punimeve, prezantuam raportet kombëtare nga të dy vendet, shpalosëm analizën tonë të parë krahasuese, diskutuam gjetjet dhe përcaktuam drejtimet për fazat e ardhshme të projektit. Partnerët tanë na udhëhoqën në sesione interaktive mbi Trajnimin IMPACT për Liderët e Rinj dhe Pasaportën IMPACT, duke na ndihmuar që të përkthejmë njohuritë në veprime konkrete.

Rezultatet përfundimtare dhe raporti i përbashkët do të publikohen së shpejti në kanalet tona zyrtare. Qëndroni të informuar për zhvillimet e radhës të projektit EMEL.

Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian. Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura i përkasin vetëm autor(ëve) dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as autoriteti financues nuk mund të mbajnë përgjegjësi për to.

Foto 1 EMEL
Foto 2 EMEL
Foto 3 EMEL
Foto 4 EMEL